Video/ Shtëpia u përfshi nga flakët, momenti kur nëna e dëshpëruar hedh foshnjën nga kati i katërt

10/07/2023 14:02

Një nënë e dëshpëruar u detyrua të hidhte fëmijën e saj nga kati i katërt i një pallati, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Pamjet tronditëse treguan momentin kur ajo hodhi fëmijën gjashtë javësh nga dritarja te një grup njerëzish poshtë duke mbajtur çarçafët.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në një bllok banimi në Yongjia County, Wenzhou, në provincën Zhejiang, Kinë.

Tymi i dendur mund të shihet që del nga dritarja. Ajo i hodhi njerëzve çarçafët që më pas të prisnin foshnjën.   Në video, nëna shihet duke e varur fëmijën nga dritarja para se ta lëshojë atë të paktën 30 metra mbi çarçafin.

Zjarrfikësit nxituan në vendin e zjarrit pasi ai shpërtheu papritur në rrugën Huancheng North të mërkurën.

Fatmirësisht, vogëlushja i mbijetoi sprovës dhe u dërgua në spital për t’u kontrolluar, ku thuhet se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ekipet e zjarrfikësve mundën të shpëtonin gjithashtu nënën, gjyshen dhe disa fëmijë dhe të rritur të tjerë nga ndërtesa që digjej.

Departamenti lokal i zjarrfikësve tha se zjarri filloi në katin e parë dhe u përhap shpejt në të gjithë ndërtesën, raporton gazeta kineze e lajmeve CTWANT.

Ekuipazhet thanë gjithashtu se tymi i zi nëpër shkallët, e bëri të vështirë shpëtimin e atyre që ishin bllokuar brenda.

Shkaku i saktë i zjarrit është ende nën hetim.

Pasi foshnja dhe të gjithë brenda ndërtesës u shpëtuan, zjarrfikësit këshilluan të mos e hidhnin një fëmijë nga ndërtesa, për shkak të nivelit të lartë të rrezikut.

Ata thanë se njerëzit duhet së pari të synojnë të mbyllin dyert dhe të përdorin rroba ose objekte të tjera për të mbyllur boshllëkun dhe të presin për shpëtim.

Në fillim të këtij viti, një qen hero udhëhoqi zjarrfikësit për të shpëtuar një foshnjë të bllokuar në dhomën e gjumit të një shtëpie të djegur në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA