Mijëra persona rikthyen në vëmendje vdekjen Adama Traore, një personi me ngjyrë që ndërroi jetë në paraburgimin e Francës, pas arrestimit nga policia.
Shtatë vite pas ngjarjes së rëndë francezët kanë dalë në protesta, përfshirë motrën e 24-vjeçarit, e cila ende kërkon drejtësi.
“Ne po marshojmë që të rinjtë të denoncojnë dhunën e policisë. Ata duan të fshehin vdekjen tonë. Ata autorizojnë marshime nga neo-nazistët, por nuk na lejojnë të marshojmë. Franca nuk mund të na japë mësime morale. Policia e saj është raciste dhe e dhunshme”, tha motra e viktimës.
Protestuesit shprehen se policia është e dhunshme, dhe se kjo po dallohet gjithmonë e më shumë, ku rasti më i fundit i përket vrasjes së një 17-vjeçari nga ana e policisë pak ditrë më parë në Francë.
Edhe pse qeveria e ndaloi grumbullimet, marshimet u zhvilluan në të gjithë Francën për të denoncuar brutalitetin e policisë, ndërsa tensionet po rriten pas disa ditësh trazirash që përfshinë vendin.
Rreth 30 demonstrata kundër dhunës policore u zhvilluan gjithashtu në të gjithë Francën, duke përfshirë qytetin port jugor të Marsejës dhe Strasburgun në lindje.
Disa sindikata, parti politike dhe shoqata u kishin bërë thirrje mbështetësve që t’i bashkoheshin marshimit, gjatë së cilave u hodhën akuza ndaj sjelljes së oficerëve policorë.
Top Channel