“Bota ime është më e madhe se e Albinit”/ Rama: Larg qoftë ta detyroj të vijë në Tiranë, quhet “kidnapim”

07/07/2023 17:02

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish marrëdhënien e tij me Kurtin, që kohët e fundit duket se nuk ka qenë aq e afërt. 

Rama u shpreh se bota me aletatë ku është ai është më e madhe se bota e Albin Kurtit. Ai u shpreh se do e ftojë Kurtin në Tiranë por jo ta detyrojë të vijë pasi në atë rast do të quhej “kidnapim”.

“Unë mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se bota ku është Albini, ai është shkëputur nga bota me aleatë dhe është në një botë më të mbyllur. Unë respektoj. Unë kam për detyrë ta ftoj jo ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë e të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë. Ai është I ftuar si gjithë të tjerët, unë e kam bërë të qartë se takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës nuk ka por nuk përjashtohet që mos të vijë, por shpresoj të vijë. Mos thoni pastaj se ti the që s’do të vijë dhe ai nuk erdhi. Unë me Glaukun e kemi pasur një bisedë fantastike vllazërore, unë flisja ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin. Por pse tha Glauku ato jashtë duhet të pyesni Albinin jo Glaukun. Glauku nuk di fare se çfarë është drafti.”

Top Channel