“Atë që s’na e bëri tërmeti po e bën gurorja”, i plagosuri për TCH: Policia erdhi dy orë me vonesë

07/07/2023 13:55

Shpërthimet në së paku 6 kurore që ndodhen vetëm 200 metra larg banesave ne lagjen Rrojc të Borizanës kanë sjellë shqetësime për banorët që po u shemben shtëpitë.

Ata janë përpjekur ta zgjidhin problemin me gjuhën e ligjit duke bëre kallëzime në polici dhe protesta por gjithçka ra në vesh të shurdhët derisa paraditen e djeshme në një lokal në rrugën që lidh Thumanën me Fushë-Krujën ata u dhunuan nga pronari i një guroreje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00 të së enjtes. Bilbil e Jashar Maja shkuan te takonin një prej inxhinierëve të gurores së Përparim Rrajës, vëllait të deputetit të PS Rrahman Rraja për t’i kërkuar zbutjen e minave por u përballën me një dhunë barbare me shkopinj e qyta pistolete. Së paku 8 persona të armatosur me armë zjarri dhe shkopa bejsbolli në mes të ditës hynë në një lokal me kamera e njerëz, dhunuan dy kushërinjtë dhe u larguan, ndërkohë që prezenca e policisë ishte inekzistente.

Shpërthimet janë intensifikuar më shumë 2 muajt e fundit kur në punë u vu gurorja e Përparim Rrajës e cila po hap terren të ri mbi një pyll të djegur një vit më parë

Policia dhe prokuroria e Krujës heshti ndaj denoncimeve të herë pas hershme që kanë bërë banorët e Borizanës duke mos e parandaluar ngjarjen. Policisë iu desh 24 orë të identifikonte personazhet dhe të pranonte se në këtë ngjarje agresorët kanë pasur armë. Një dite pas ngjarjes policia arrestoi 3 prej dhunuesve për veprën penale plagosje e rende dhe mbajtje pa leje e armeve ndërkohë që telashe pati dhe pronari i lokalit i cili nuk vuri ne dispozicion te policisë pamjet e kamerave te sigurisë.

3 persona të tjerë mes dhunuesve përfshi dhe vëllezërit e deputetit Xhelal dhe Flamur Rraja janë shpallur në kerkim pavarësisht se gjithë Nikla dhe zona përr rreth e dinë ku janë, por policia nuk mundi t’i kapë.

I plagosuri Jashar Maja për Top Channel: Shkuam në lokal të takonim inxhinierin e minave t’i kërkonim t’i zbuste minat se po na shemben shtëpitë. Ai na tha minat nuk ju prekin. Në këto biseda vijnë Xhelal Rraja, Flamuri, Petriti dhe fisi i tyre me shkopinj e pistoleta. Na dhunuan. Kushëririn, Bilbilin e dhunuan më shumë. Ka kokën të çarë, dorën të thyer e dëmtime në shpinë dhe këmbë. Me zor dolëm deri në rrugë. Njoftova policinë ajo erdhi dy orë me vonesë. Me guroret kemi kohë që kemi probleme. Kemi bërë kallzime kemi bërë protesta askush nuk na dëgjoi. Atë që nuk na i beri tërmeti po na i bën gurorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Top Channel