Disa shtetas ukrainas dhe bjellorusë, kanë mbetur të bllokuar në malin e Karaburunit mbi zonën e Dukatit.

Ata kanë telefonuar emergjencat e shtetit grek për ndihmë.

Ka qenë shteti grek që ka njoftuar autoritetet shqiptare, të cilat sapo kanë mbërritur në vendin ku ndodheshin turistët.

Në ndihmë të turistëve, policia e shtetit, zjarrfikësit si dhe zonat e mbrojtura.

Pas 6 orësh kërkim në zonën e gadishullit të Karaburunit pesë turistët janë gjendur në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kishin mëngjesin e sotme për të eksploruar vendin dhe humbën rrugën.

Top Channel