Në Manastirin e Graçanicës janë mbledhur serbët, për të shënuar të ashtuquajturën “festën e Vidovdanit”.

Rruga është e bllokuar dhe ka njësi të shtuara të Policisë së Kosovës për shkaqe sigurie. Më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend me rastin e Festës së Kurban Bajramit dhe festës së ashtuquajtur të serbëve “Vidovdanit”.

Sipas Policisë, edhe këtë vit sikurse edhe vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë ditës së sotme.

Trupat e KFOR-it po monitorojnë festën me helikopterë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA