Foto ilustruese

Një 35-vjeçar që udhëtonte me motor këtë pasdite në Sarandë është përplasur me një makinë dhe si pasojë e goditjes së fortë ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë. Dyshohet se shoferi i motorit ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një mjet tip “Ford”. Ai ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për aksidentin tragjik.

Top Channel