Besimtarët mysliman kremtojnë nesër Kurban Bajramin ose ndryshe “Festa e Flijimit”.

Në prag të festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu u përcolli urimet besimtarëve myslimanë.

“Të dashur besimtarë mysliman dhe shqiptarë kudo që ndodheni. Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Zoti e do njeriun dhe e ka cilësuar si krijesën e tij të arrirë. Dhe qëllimi nuk ishte flijimi, por sporva, e cila ndodhi për të na shërbyer edhe ne si shenjë reflektimi dhe devocioni. Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na mundësojë t’ia kalojmë sa më mirë këtë festë.

I lutem Zotit që t’iu pranojë haxhin 800 haxhinjëve shqiptarë, të cilët sot ndodhen në Haxh dhe pikërisht në malin Arafat, vendin e shenjtë për myslimanët.

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më, t’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri. Për më të varfrit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, lutem o Zot lehtësoua shqetësimet që sjell varfëria. O Zot bëje rininë tonë të hajrit dhe të qëndrueshme në anën e së mirës. I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë. Edhe njëherë iu uroj gëzuar Kurban Bajramin, me urimet e mija më të përzemerta dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gëzuar”- tha Spahiu.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA