Sipërmarrësi John Donald i cili shet skifterë robotikë në të gjithë botën, ka rënë pre e një krimi kibernetik gjatë pandemisë.
Kompania e tij e cila shiste produktet në 17 vende të botës u godit rëndë nga Covidi.
Pavarësisht me shumë dyshime, 72-vjeçari iu nënshtrua kërkesës së tyre dhe transferoi 100,000 £ në një llogari bankare false.
Shifrat e reja të publikuara nga Policia e Skocisë tregojnë se ka pasur një rritje prej 68% të mashtrimit që nga viti 2018, me 17,000 raste të regjistruara vitin e kaluar, shumica dërrmuese në internet.
Kompania e zotit Donald Robop, tani me qendër në Arisaig, prodhon robotë skifterë të vegjël që përpiqen të shpëtojnë zogjtë gjatë fluturimit nga dëmtime të ndryshme si përplasja me avionët etj.
Gjatë stresit e mërzisë që po kalonte për shkak të ts ardhmes së kompanisë, ai mori një telefonatë nga punonjës të një banke dhe i thanë se kanë zbuluar mashtrime në llogarinë e tij.
Duke përdorur një telefon tjetër, ai u përpoq të telefononte bankën e tij, por nuk mundi të komunikonte me asnjë punonjës.
“Ata më kërkuan të transferoja para nga një llogari në një llogari tjetër në emrin tim. Ky nuk ishte një proces 5 minutsh, vazhdoi për një orë. Më pas u ndjeva tepër budalla, por në atë kohë më dukej si opsioni i vetëm që kisha”, tha Donald.
Një mik e vuri zotin Donald në kontakt me Qendrën Kibernetike dhe Mashtrimet në Skoci dhe gjashtë javë më vonë, banka e tij i ktheu paratë e munguara.
Shefja ekzekutiv e qendrës Jude McCorry tha se të tjerët nuk kishin qenë aq me fat sa Donald Robop.
“Ne kemi parë një mashtrim të kohëve të fundit, ku u transferuan 700,000 £ në një marrëveshje prone që shkoi në llogarinë e gabuar. Ajo përfshinte një individ dhe jo një kompani. Hetimi është ende duke vazhduar. Në vend që të reagojmë gjithmonë ndaj këtyre krimeve, ne duhet të shikojmë se si ta parandalojmë atë”, u shpreh McCorry.
Oficerët e lartë në Policinë e Skocisë besojnë se krimi kibernetik është i nën-raportuar masivisht dhe shifrat e fundit përfaqësojnë majën e ajsbergut.
Top Channel