Operacionet antidrogë vijojnë në disa fshatra të Lezhës, ku nga operacioni “Imazhi”, në fazën e tij të 19-të janë asgjësuar gjithsej 1213 bimë narkotike kanabis.

Konkretisht:

-në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, u gjetën të kultivuara 940 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 110 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në malin e Jushit, fshati Torovicë, njësia administrative Balldre, u gjetën të kultivuara 33 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Sipas tyre në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel