Tre automjete janë përfshirë në një aksident këtë pasdite në superstradën Lezhë-Shkodër, duke lënë të plagosur disa persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gocajve. Gazetarja Brixhilda Deda raporton se në spital janë dërguar disa persona, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në rrugë, ndërsa mjetet po përdorin segmentin dytësor të rrugës Kallmet-Lezhë për të vijuar lëvizjen.

Top Channel