Kolonitë e karkalecit që dëmton të mbjellat vazhdojnë te zgjerojnë hartën e tyre në bujqësinë vendase.

Pas Lushnjës dhe Divjakës, karkaleci që shkatërron punën e fermerëve është shfaqur në zonat  bujqësore të Vlorës dhe Elbasanit. Pavarësisht kësaj sipas Ministrisë së Bujqësisë, jemi ende në kohë për të zhdukur kolonitë e insektit dëmtues.

“Sipas veçorisë se këtij dëmtuesi, ky shfaqet fillimisht buzë kanaleve, anë parcelave, ku ka bimësi dhe nëse aty arrin të zhvillohet plotësisht pastaj përhapet dhe në një sipërfaqe më të gjerë. Dua të nënvizojë që jemi ende ku shfaqja e këtij dëmtuesi është kryesisht në vatra dhe është ende momenti i mirë për luftimin e tij. E rëndësishme është të shmangim dëmin në kulturat bujqësore. Sot jemi ende në fazën fillestare  dhe nga strukturat përkatëse të shërbimit të mbrojtes së bimëve, deri tani është ndërhyrë në rreth 200 hektar që përfaqëson edhe sipërfaqen e prekur”, tha Irfan Tarelli-MBZHR.

Kjo sipërfaqe e spërkatur me kimikatet që vret karkalecin është tepër e vogël përballë asaj që është në terren. Shumë prej fermerëve nga frika se karkaleci do ju dëmtojë punën e bërë në fusha, janë munduar ta luftojnë vetë atë, por kjo nuk është zgjidhja ideale, pasi jo të gjithë kanë mundësi ekonomike të përballojnë faturën e kimikateve që vret karkalecin. Përballë kësaj situate fermerët kanë të drejtë të trokasin në dyert e drejtorive bujqësore.

“Kushtet e këtij viti me lagështirë të madhe dhe me masë dehidrative të bollshme, rrisin pritshmërinë që ne të kemi dëme minimale ose dhe t’i eliminojmë ato plotësisht nëse ndërhyrjet do bëhen të drejtuara dhe këtu nuk duhet të presim vetëm ndërhyrjen nga shërbimi mbrojtjes së bimëve por edhe fermerët në radhë të parë te informuar edhe nga struktura e këshillimit bujqësor duhet të tregojnë vëmendjen maksimale që në raste prekjesh të tilla të justifikojnë trajtimet kimike duhet të ndërhyjnë me preparate”, shtoi më tej ai.

Vatrat e para të këtij insekti u shfaqen tre javë më parë në Divjakë ku sipas fermerëve kësaj here ata do të prodhojnë më pak shalqi, pasi ky insekt dëmtoi frutin e bimës duke lënë në tokë vetëm gjethe.

Top Channel