Sheshi “Skënderbej” ka marrë pamjen e një kantieri të madh ndërtimi: skena për koncertin e Enrique Iglesias ka nisur të ndërtohet dhe do të jetë skena më e madhe që është ngritur në Shqipëri deri tani.

Stafi i këngëtarit ka mbërritur tashme për të nisur punën me ritme të shpejta për koncertin e 30 qershorit ndërsa 19 kamione kanë ardhur nga Turqia, Italia, Hollanda.

Live Label janë organizatoret e eventit të madh në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, që e futur këtë koncert në listën e eventeve të “Javë/ Ndërkombëtare të Kulturës Spanjolle”.

Artisti spanjoll do të këndojë LIVE hitet e tij në një koncert madhështor për gjithë adhuruesit e ritmeve latine dhe do te shoqërohet nga banda e tij dhe grupi i baletit, duke premtuar nje natë super të zjarrtë. Shitja e biletave vijon në www.backstage.al dhe në sportelin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could i have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack”  e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë më të shitur në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billbord si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA