Aksident i rëndë në aksin rrugor Korçë-Bilisht/ Trajleri përplaset me makinën, humb jetën polici 63-vjeçar

25/06/2023 15:16
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një makinë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine. Viktima është identifikuar si Ilir Duni 63-vjeçari, i cili ishte punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë.

“Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë“, njofton policia,

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel