Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, me dyshimin se tregtonte lëndë narkotike kokainë në kryeqytet.

Pas një hetimi disa mujor në operacionin policor të koduar “Rapid dispatch”, ra në pranga Rei Trimi. Ndërkohë,  u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për Vilson Hasanin dhe Mariglen Pupën.

Të dyshuarit siguronin kokainën dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Dy bashkëpunëtorë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërkohë që si provë materiale janë sekuestruar kokainë, para, celular dhe një automjet.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel