Grushti i shtetit në Rusi/ Antony Blinken bisedon me ministrat e Jashtëm të G7: Qëndrojmë në koordinim me aleatët

24/06/2023 15:25

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, njofton se ka biseduar me ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për situatën aktuale në Rusi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Blinken shkruan se “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”.

Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, ndërsa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.

Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, edhe pse mohon synimet për grusht shteti. Ndërkohë, pa e përmendur emrin e tij por duke e nënkuptuar, Putinit u zotua të ndëshkojë ashpër personat të cilët qëndrojnë pas këtij rebelimi.
Prigozhin deklaroi këtë mëngjes se kishte kaluar në Rus inga Ukraina me forcat e tij për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Moskës dhe se kishte marrë tashmë nën kontroll strukturat ushtarake dhe aeroportin në Rostov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA