“Vozisim n’Drin”, gara me kajak për të kthyer vëmendjen tek lumi i ndotur

21/06/2023 14:53

“Vozisim n’Drin” ishte eventi i organizuar në Lezhë, si një mënyrë për të rigjallëruar lumin Drin dhe zhvillimin e sporteve ujore si një mundësi më shumë për vendasit por dhe vizitorët. 

Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan garat me kajak nga disa të rinj,si dhe të shijuan një pasdite të bukur nën ritmin e muzikës e vallëzimit nga të rinj të talentuar të Lezhës.

Ky aktivitet vjen si një kërkesë për shtim vëmendje ndaj lumit Drin, i cili vijon të jetë masivisht i ndotur.

Kajakët kanë nisur të jenë prezent në lumin Drin prej disa vitesh, duke u përdorur në aktivitete të ndryshme me fokus rigjallërimin e këtij lumi i cili kalon përmes qytetit të Lezhës.

Top Channel