Foto Ilustruese

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi rezultonte në kërkim për arratisje nga vendngjarja, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë kur u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm në fshatin Hot, të Malësisë së Madhe.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër kanë lokalizuar dhe arrestuar 44 vjeçarin K. M., banues në Kamzë, Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 3 janar 2021. 44-vjeçari është larguar me automjet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel