Foto Ilustruese

Një 35-vjeçar, punonjës i një fasonerie në Thumanë ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Dyshohet se punonjësi T. L., 35 vjeç, është goditur aksidentalisht nga një tranxhë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.”- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel