Klubet Shqiptare kanë mësuar këtë të martë fatin e tyre sa u përket kompeticioneve evropiane në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.

Partizani, kampion i Shqipërisë, do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Shorti nuk ka qenë aspak bujarë me ta në letër, pasi si kundërshtarë do të kenë bjellorusët e BATE Borisov.

Ndeshjen e parë Partizani do ta luajë si pritës dhe të kthimit do ta luajë në transfertë. Ndeshjet e para do të luhen në 11 dhe 12 korrik, ndërsa ato të kthimit në 18 dhe 19 korrik. Po kështu kanë mësuar fatin e tyre në këtë kompeticion edhe kampionët e Kosovës të Ballkanit, që do të përballet me Ludogorets, dhe kampionët shqiptarë të Maqedonisës ë Veriut, Struga, që do të përballet me Zalgiris

Ndërsa në Conference League do të marrin pjesë 3 skuadra nga Shqipëria, Tirana, Egnatia, dhe Vllaznia. Kështu bardheblutë në këtë raund do të luajnë ndaj skuadrës gjeorgjiane të Dinamo Batumi, Egnatia do të ketë si kundërshtar Ararat nga Armenia, ndërsa Vllaznia do të masë forcat me Linfield nga Irlanda e Veriut.

Tirana do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa atë të kthimit në transfertë, ndërsa Egnatia dhe Vllaznia do të luajnë sfidat e tyre të para jashtë fushës së tyre ndërsa atë të kthimit në shtëpi.

Ndeshjet e para të këtij raundi të Conference League do të luhen në 13 korrik, ato të kthimit në 20 korrik. Ndërkaq kanë mësuar fatin e tyre në Conference League edhe Shkëndija me Gjilani që do të përballen respektivisht ndaj Haverfordwest dhe Progres Nierderkorn, Shkupi do luajë ndaj Hegelmann kurse Dukagjini me Europa FC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA