Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në kapin MEK në Manzë të Durrësit.

Një person ka vdekur në kampin MEK në Manzë të Durrësit, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili ishte shkaku i vdekjes.

Gjithashtu ka dhjetëra të plagosur, me probleme frymëmarrjesh, djegie sysh, ndërsa po trajtohen me oksigjen në kamp, për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga policia, pasi kjo e fundit hasi në rezistencë.

Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrolleve pas një urdhri nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe janë kthyer sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA