Izraeli përdor helikopterët në sulmin me katër të vrarë në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor (fotot)

19/06/2023 17:24

Katër palestinezë u vranë sot dhe 45 u plagosën, sipas burimeve palestineze, kur ushtria izraelite hyri në kampin e Xhenin për operacionin e arrestimeve te ‘të dyshuarve’, qe u kthye ne nje perplasje te rende zjarri.

Ushtria izraelite përdori për herë të parë prej kohësh helikopterë sulmi në Bregun perëndimor pasi operacioni arrestimeve në Xhenin hasi rezistencë të ashpër nga palestinezët.

Luftimet intensifikuan nga kolonët ekstremistë që bënin thirrje për fushatë të gjerë ushtarake në Bregun Perëndimor, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Përplasjet vazhdonin pasditen e sotme teksa katër palestinezë u vranë, përfshi dhe një djalë 15 vjeçar, dhe 45 u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftonin zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Dëshmitarët palestinezë thanë se mes të lënduarve ishte një vajzë15-vjeçe që u qëllua në shtëpinë e saj, shkruan e përditshmja izraelite Haaretz.

Gazetari palestinez Hazem Nasser, u plagos gjatë operacionit, shkruan shoqata ‘Foreign Press Association’.

Të vrarët palestinezë u identifikuan si 15 vjeçari Ahmed Saqr, 29-vjeçari Qassam Abu Saraya, i identifikuar si militant i Xhihadit Islamik, 21 vjeçari Khaled Asasa, e 21 vjeçari Qais Jabareen, 21.

Shtatë ushtarë e policë izraelitë kishin pasuar plagë të lehta, njoftonte ushtria.

Rrjeti izraelit Kan tha se forcat izraelite kishin nisur tërheqjen sonte nga kampi palestinez i Xhenin.

Dhuna në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor ka nisur që prej aneksimit të Izraelit pas luftës së 1967.

Luftimet e sotme ishin kulminimi i disa përplasjeve të ashpra javët e fundit, teksa përfaqësuesi palestinez Hussein al-Sheikh akuzonte Izraelin për luftë të hapur ndaj popullit të Palestinës.

Sulmi i sotëm nuk duket se shkoi sipas planeve të ushtrisë izraelite teksa afrimi i trupave solli një këmbim të ashpër zjarri mes palestinezëve dhe ushtrisë.

Helikopterë ushtarakë u thirrën nga ushtria për të vrarë palestinezë të armatosur dhe ndihmuar me tërheqjen e ushtarëve.

Mediat izraelite thanë se helikopterë sulmi nuk ishin përdorur mbi Palestinë që prej vitit 2005.

“Helikopterët u thirrën prej rrjedhës së paparashikuar të sulmit ku ushtarët po plagoseshin dhe autoblindat po goditeshin me eksplozivë”, tha Menachem Klein, profesor në studime lufte në King’s College London, i cili parashikonte se megjithë viktimat, palestinezët nuk do të tremben në konfliktin e pabalancuar.

FOTO GALERI
1/5
Ushtria izraelite përdori për herë të parë prej kohësh helikopterë sulmi në Bregun perëndimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA