Tragjedia e olimpistes amerikane që peshonte vetëm 43 kg para vdekjes gjatë shtatzanisë (fotot)

16/06/2023 15:37

Kampionia olimpike e SHBA Tori Bowie kishte rënë ndjeshëm në peshë megjithëse ishte tetë muajshe shtatzënë edhe pse të afërmit tentonin ta bindnin ‘të hante sa per dy’, para vdekjes së papritur muajin e kalaur, tregon së fundmi një mikeshë e saj.

32 vjeçarja Bowie, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida më 2 maj nga ajo që mjekët quanin vetëm “komplikacione të shtatzënisë” teksa autopsia tha se në kohën e vdekjes ajo kishte nisur lindjeje të parakohshme, sipas rrjetit vendas TMZ.

Përfaqësuesja dhe mikesha e vjetër e sportistes së njohur, Kimberly Holland tregonte për një përkeqësim të papritur të shëndetit të Bowie para vdekjes tragjike.

Holland tha për rrjetin NBC News se përpiqej të bindte Bowie të hante sa për dy vetë, teksa e shikonte që vijonte të humbiste në peshë, por sportistja refuzonte këshillat.

“Më duket se asaj nuk i pëlqente që unë i predikoja këshillat, pasi kishte nisur të ma priste shkurt. ‘Si unë dhe bebja jemi mirë, boll me këtë’, më thoshte”, tregon Kim.

Në majën e karrierës së saj Bowie fitoi medaljen olimpike në Lojrat e vitit 2016 duke u njohur si gruaja më e shpejtë në botë.

Por ata që e njihnin tregojnë për çrregullime të sjelljes së saj siç ishin zakonet e pashëndetshme të ushqimit dhe sjelljet e pakontrolluara.

Megjithse autopsia përmendte çrregullim bipolar në historinë e saj mjekësore, Holland thtoë se vrapuesja ishte në humor të irë gjatë bisedave të tyre të fundit.

“Ajo ishte e lumtur, ishte e emocionuar për beben ,” thotë Kim duke shtuar se Bowie kishte blerë rroba bebesh dhe mezi priste për këtë kapitull të ri të jetës.

Autopsia tregonte se nuk kishte shenja drogash apo traumash dhe listonte si shkak të mundshëm ‘komplikacionet nga lindja e parakohshme’, duke listuar shkaqe të ndryshme si trazira respiratore dhe “eklampsi”, një formë e rrallë çrregullimi që shkakton kriza epileptike apo gjendje kome.

Fqinjët tregonin gjithashtu për episode të dhunshme me sportisten e ndjerë, siç ishte rasti kur ajo ishte parë jashtë shtëpisë duke kërcënuar një burrë me thikë në dorë, duke i bërtitur të largohej, tregon fqinja 52 vjeçare Zehra Ugurlu.

“Jeta e saj nuk dukej shumë e shëndetshme dhe e qetë, por më vjen keq për këtë që ndodhi. Ajo ishte aq e re, përse nuk e ndihmi askush?”, shtoi Ugurlu.

Në të tjera dokumente raportohet se shtëpia me vlerë $500,000 e Bowie ishte bllokuar dy herë nga autoritetet pasi e ndjera kishte borxh $22,000 në një shoqatë huash, shkruan rrjeti DailyMail.com.

FOTO GALERI
7/7
Në të tjera dokumente raportohet se shtëpia me vlerë $500,000 e Bowie ishte bllokuar dy herë nga autoritetet pasi e ndjera kishte borxh $22,000

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA