Filmi i ri Spider-Man është hequr papritur nga listat e kinemave në më shumë se 12 vende me shumicë myslimane.

“Spider-Man: Across the Spider-Verse” u hoq pa dhënë shpjegime, por ka shkaktuar debate posteri transgjinor në një prej skenave të filmit vizatimor.

Filmi ishte pjesë e kinemave në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Arabi Saudite, Katari, Bahreini, Libani dhe Egjipti, ndërsa u tërhoq papritur dhe në heshtje.

Filmi, një vazhdim i Spider-Man: Into the Spider-Verse, fitues i Oskarit të vitit 2018, u publikua në fillim të këtij muaji në SHBA.

Në faqen zyrtare në Twitter të Kinemasë Saudite, një deklaratë me një poster të filmit bashkangjitur tha se organizata nuk do të miratojë asnjë film që bie ndesh me rregulloret kombëtare të përmbajtjes mediatike dhe “kompanitë e prodhimit të të cilit nuk angazhohen për zbatimin e ndryshimeve të kërkuara”.

Filmi ka ngjallur debat në internet nëse personazhi Gwen Stacy është trans, dhe një skenë në një trailer tregon një shenjë në sfond që lexon “mbroni fëmijët trans”.

Vendet arabe mund të jenë ndjerë të ofenduara nga kjo, pasi të udhëhequra nga ligji islamik ose Sheriati, shpesh e konsiderojnë homoseksualitetin dhe identitetin transgjinor si mëkatar dhe në kundërshtim me besimet e tyre fetare dhe normat shoqërore.

Filmi ishte planifikuar të jepej në Lindjen e Mesme më 22 qershor, përpara festës myslimane të Kurban Bajramit. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë ndaluar zyrtarisht filmin.

Emaar Entertainment, një ent shtetëror dhe kompania mëmë e kompanisë kryesore të kinemasë në Emiratet e Bashkuara Arabe Reel Cinemas, konfirmoi për Associated Press se nuk do ta shfaqë filmin.

Kompania ia atribuoi vendimin Empire Entertainment, distributorit ekskluziv teatror për filmat Sony Pictures në Lindjen e Mesme.

Një rast i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar, ku Disney’s Lightyear u ndalua në 13 vende me shumicë myslimane për paraqitjen e një skene me puthje lezbike.

Top Channel