Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës, ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç.
Deliç ka bërë të ditur se ka persona të lënduar.
“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliç në Facebook.
Ministria e Punëve të Brendshme t njoftoi se të shtënat në shkollë janë raportuar rreth orës 9:00 të mëngjesit.
“Personat e plagosur nga të shtënat e mëngjesit të sotëm në shkollën fillore të qytetit të Llukavacit janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës”, ka thënë MPB-ja.
Qendra Klinike Universitare e Tuzllës bëri të ditur se një pacient me iniciale është shtruar aty për shkak të plagës me armë zjarri në qafë.
“Pacienti është intubuar dhe operacioni është në vazhdim”, kanë thënë nga spitali.
Top Channel