“Sheshi “Italia” këtë mbrëmje u kthye në një pasarelë mode për finalen e “Muza Competiton” që mblodhi të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë.

Pas sukesesit të vitit të kaluar, Muza Competition u rikthye për një edicion të dytë ku më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe.

10 finalistët shfaqën koleksionin e tyre në një spektakël madhështor, që u përmbyll me kurorëzimin e fituesit. Juria përbëhej nga figura të njohura të fushës së modes.

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kompeticioni përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Top Channel