Eduart Grishaj ka qenë i ftuar tek “E Diell” i cili si rrallë herë ka folur për familjen e tij. Regjisori ka folur për babain, nënën, motrën dhe vëllaun e tij.
Ai shprehet se i ati ka lindur në burg, më pas doli nga burgu, dhe kur ishte i ri u largua nga Grishaj dhe shkoi të punonte në Mamurras, Fushë-Krujë, aty ku u takua dhe me gruan e tij të ardhshme.
Eduart Grishaj: Jeta e çoi të punonte në Mamurras, Fushë-Krujë dhe punonte tek stacionet e trenave në atë kohë. U martua me një grua në Mamurras. Nuk u martua me nënën time dhe ata bënë një djalë që është vëllai im, por babait i vdiq gruaja dhe ngeli vetëm me Yllin, vëllaun tim (përlotet për disa minuta).
Edhe nëna ime ishte e martuar me një burrë tjetër dhe kishin një vajzë, motrën time dhe asaj i vdiq burri. Babai im dhe nëna ime u martuan me njëri-tjetrin. Një nga fisi kishte thënë që është grua e mirë dhe ishin parë sepse ishin të dy të njëjtën zonë. Mamaja ime ngeli me motrën, ndërsa babai me vëlluin dhe u martuan të dy me njëri-tjetrin dhe pastaj linda unë.
Grishaj tregon se u lind në Bajzë të Shkodrës dhe është rritur i rrethuar nga dashuria e prindërve, motrës dhe vëllait. Ai shprehet se gjithë këtë dashuri që ka marrë tek familja e tij, mundohet që t’ja japë dhe fëmijëve të tij që ka sot.
Top Channel