Pavarësisht tekave të motit këtë fundjavë, në brigjet e Vlorës nuk mungojnë turistët.

Veç detit të thellë e të kaltës, të huajt kanë planifikuar të zbulojnë bukuritë e ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Anijet turistike janë gati cdo fillim sezoni për të  ofruar shërbimet për turistët kuriozë, të cilët nuk mjaftohen vetëm me marrjen e rrezeve të diellit.  Porti i Vlorës ka edhe mundësi të tjera për udhëtimet ditore, nëpërmjet skafeve apo gomone.

“Nje Spanjë e vogël për nga bukuria, pasi nuk ka shume fluks turistësh sidomos tani në qershor dhe kjo pikërisht  na tërheq akoma me shumë“- tha një qytetare.

Turistët besnikë të jugut prej tre vitesh tashmë janë  nga Kazakistani të cilët kanë ndarë përshtypjet e tyre dhe kanë shtuar edhe më shumë vizitorët.

“Prej tre javësh ndodhem në Shqipëri dhe është i treti vit që vijmë këtu në Vlorë, na pëlqen klima, dielli deti, dhe çdo vit që vijmë shikojmë progres në Vlorë por dhe në Shqipëri”- tha një tjetër turiste.

Guidat turistike shprehen se ky vit duke bërë dhe një krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje të kërkesave për ata që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA