Mos harroni çadrën me vete sepse kapriçot e motit mund të paraqesin surpriza të pakëndshme për ju gjatë ditës së sotme.

Nga kthjellimet te vranësirat mesatare dhe të dendura, të pasuara nga reshje dhe rrebeshe të shkurta lokale pasdite, moti parashikohet i paqëndrueshëm për këtë të dielë.

Temperaturat minimale do të luhaten 11-20 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 20 -22°C në veri , 23 -28°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.

Top Channel