Intensifikohen kontrollet në vijën bregdetare Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë! Bllokohen dy “Jet Ski” dhe një gomone

11/06/2023 10:29

Tri mjete lundruese, dy prej të cilave “Jet Ski” dhe një gomone, janë bllokuar gjatë fundjavës përgjatë vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë kontrolleve për rritjen e sigurisë në plazhe, Policia Kufitare e Vlorës gjithashtu ndëshkoi me masë administrative gjobë 10 mijë lekë të reja, drejtuesit e mjeteve lundruese për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

3 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.

“Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA