Gjenden 583 bimë kanabisi/ Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, në kërkim kultivuesi i lëndës narkotike

11/06/2023 11:00

583 bimë kanabisi janë gjetur në në fshatin Mnelë e Vogël të Vut të Dejës, ku më pas janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Kultivuesi i bimëve narkotike është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa kryeplaku i fshatit po procedohet në gjendje të lirë për shpërdorim të detyrës.

“Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Mnela”. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohen në fshatin Mnelë e Vogël dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela”, kanë konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht të shtetasit N. Gj., banues në Lezhë. Vijon puna për kapjen e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA