Turistët spanjollë janë e bukura dhe e veçanta e këtij sezoni. Në këtë grup që po viziton sheshin “Skënderbej” ne takuam Marinë.

“Unë jam nga Spanja. Vizituam Shkodrën, e me pas do shkojmë ne Berat. Na tërhoqi historia juaj si vend ish komunist. Ne kemi një lloj paragjykimi, por kur i vizitojmë nga afër kuptojmë, se jemi gabuar. Ne duhet të jemi mendjehapur, jemi të gjithë pjesë e Europës. Shqipëria është shumë miqësore. Kam fotografuar xhaminë në qendër dhe katedralen, duke qenë se jemi katolike. Unë di që simboli juaj është shqiponja. Para se te vija lexova se Shqipëria është vendi i shqiponjave”, tha Maria, turiste spanjolle.

 “Spanjollët vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe sidomos në mënyrë të organizuar, por kryesisht janë për pushime verore. Sivjet kanë filluar operimin nga Spanja 6 fluturime charter që janë kontrata me garanci, të cilat vijnë në Shqipëri deri nga fundi i shtatorit. Këta janë turistë që vijnë nga 7 net për pushime dhe vijnë në mënyrë të organizuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë me fluturime charter. Duke iu referuar shkallës progresive të rritjes së numrit të turistëve, ne vlerësojmë se ky vit do të mbyllet me rreth 9 milionë turistë”, tha  Rahaman Kasa, Kryetar i “Unionit Turistik Shqiptar”.

 

Top Channel