“Një mrekulli”/ 4 fëmijët gjenden gjallë 40 ditë pas rënies së avionit

10/06/2023 11:57

“Të them të vërtetën, duket si mrekulli, sepse nuk mund t`i vendosësh emër tjetër. Nuk ma merrte mendja që do të ishin ende gjallë, jam kaq e lumtur kur dëgjova lajmin që u gjetën dhe janë të sigurtë.”- tha Eliana Ariza, Studente

Gati 40 ditë nga rrëzimi i avionit me të cilin udhëtonin, ku humbën jetën tre të rritur përfshirë nënën e tyre dhe pilotin, katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi janë gjetur të gjallë në jug të vendit.

Ishin forcat e ushtrisë që i shpëtuan të miturit pranë kufirit mes provincave kolumbiane të Caqueta dhe Guaviare, jo shumë larg vendit ku ra në ` maj avioni i vogël ‘Cessna 206’ pas një avarie të motorit. Fëmijët e moshave 13, 9 dhe 4 vjeç, si dhe një foshnjë 11 muajshe i mbijetuan rënies. Të dhënat fillestare nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili po koordinonte përpjekjet e shpëtimit, treguan se të miturit u larguan nga avioni dhe u drejtuan në pyllin tropikal për të kërkuar ndihmë.

Ekipet e shpëtimit, me mbështetjen e qenve të kërkimit, arritën të gjenin fruta të hedhura që dyshohet se ishin ngrënë nga fëmijët dhe disa streha provizore të krijuara me bimë të xhunglës. Pas shumë kërkimesh, arritën të bien në gjurmët e tyre. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë avionë dhe helikopterë të ushtrisë dhe forcave ajrore kolumbiane.

“Fëmijët kanë kaluar vështirësi shumë të mëdha, janë të vegjël dhe u gjendën ne mesin e një xhungle ku mund të ndodhin shumë të papritura e plot rreziqe. Fakti që arritën të mbijetojnë në kushte të tilla n ambush me gëzim dhe me shpresë..”- tha Esperanza Rodríguez, eksperte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA