Një aksident me vdekje ndodhi në fshatin Karjan të Gjirokastrës rreth orës 20:20.

Viktima me iniciale K. S., duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës”, sipas policisë.

Top Channel