Foto Ilustruese

50 shqiptarë të tjerë janë riathesuar nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Lajmin e bën të ditur Policia e Shtetit, e cila shton se këta persona nuk përmbushin kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.”-njofton policia.

Top Channel