Kryeministri Edi Rama dhe zëvendës/kryeministri, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan këtë të premte punimet në aksin rrugor Thumanë – Kashar.

Sipas tyre, punimet në aksin, që është pjesë e Korridorit blu që lidh veriun me jugun, janë realizuar deri më tani 40% e punimeve.

Gjurma e rrugës është rreth 21 km, ndërkohë që rrugët paralele që ndërtohen, pasi siç e kemi thënë që në fillim, ne ndërtojmë rrugë paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin autostradën e shpejtësisë ku shpejtësia arrin deri në 140 kilometra në orë, por që sigurisht është me pagesë ose rrugët paralele që do të jenë të kategorisë të superstradave që do të jenë pa pagesë. Pra, gjithë Korridori Blu shoqërohet nga rrugët paralele për t’i dhënë alternativë zgjedhjeje

Kemi një autostradë që përmbush të gjitha kushtet dhe parametrat, u shpreh Balluku.

“Korsitë normale janë 3.75 metra secila. Vetëm ky projekt, pra projekti i Thumanë – Kasharit do të ketë 11 ura, 12 nënkalime dhe sigurisht ka edhe 2 pjesë të lidhjes së nënkalimeve me disnivel. Procesi më i rëndësishëm për ne është lidhja e Rinasit, e cila do të bashkërendohet me bypass-in e Tiranës”.

Në aksin që do të jetë i shpejtësisë së lartë, parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA