Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar Drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, për ta uruar për detyrën e rëndësishme.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një mesazhi në faqen zyrtare në rrjetet sociale shkruan se në fokusin e bisedimeve ka qenë siguria kombëtare.

Palët ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën, ndërsa Kim shprehu mbështetjen amerikane në përpjekjet shqiptare për të përballuar sfidat e sigurisë në mënyrë efektive.

 “Ambasadorja Yuri Kim vizitoi sot Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Top Channel