Shëndeti mendor rrezikon të kthehet në bombën e re të shoqërisë shqiptare.

Rasti i fundit në Përmet ku një i ri me probleme të shëndetit mendor vrau nënën e tij, tregon risqet që vijnë për shoqërinë.

Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” sjell një investigim për problematikat në trajtimin e kësaj shtrese.

Mes stigmës dhe paragjykimeve, mijëra shqiptarë u drejtohen qendrave të specializuara për të dalë nga gracka e sëmundjeve të shëndetit mendor.  Dramatike paraqitet situata edhe mes të rinjve dhe fëmijëve. Veçanërisht pas Covid-it numri i atyre që kërkojnë ndihmë është dyfishuar, duke filluar që nga diagnozat më të rënda që është skizofrenia dhe çrregullimet bipolare.

Po a është i përgatitur sistemi shëndetësor shqiptar për të përballuar këtë pandemi te re?

Të dhënat dhe historitë tregojnë se familjet janë lëne vetëm në betejën e shëndetit mendor, duke i zhytur këto familje në mjerim.

 

Top Channel