GJKKO ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, sa i takon çështjes së Gërdecit.

Përmes një prononcimi për mediet, avokati mbrojtës e ka konsideruar një tallava zgjatjen e procesit gjyqësor ndaj Mediut. Kritika Ardian Visha ka pasur edhe ndryshimin e qëndrimit të Prokurorisë dhe Gjykatës për pranimin e viktimave.

Megjithëse nuk kanë asnjë kundërshtim, Visha tha se nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme.

“Ne nuk kemi pasur asnjë kundërshtim për të pasur prezencë në sallë. Ne kemi dy shtyllat tona si mbrojtje.

Së pari, nuk ka vepër për zotin Mediu. Dhe shtylla e dytë që edhe nëse do të kishte vepër penale, nuk do të mund të kishte mundësi procedimi për shkak të parashkrimit.

Në këto dy momente duhet të kishim veprimin sa procedurial të prokurorisë po aq edhe të Gjykatës në ndërprerjen e kësaj tallavaje sepse gjithë kjo çështje po humbet edhe sensin.

Gjykata dhe Prokuroria kanë një vendimmarrje të përbashkët për mospranim të viktimave, por sot kanë ndryshuar qëndrim 180 gradë. Mbajtën një qëndrim diametralikisht  të kundërt që për mua nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme”- tha avokati mbrojtës i Mediut.

Top Channel