U plagos nga bashkëshorti dy ditë më parë, nëna e tre fëmijëve niset me helikopter drejt Traumës
06/06/2023 11:51
Marjola Myrtollari, e plagosur nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Që prej ngjarjes, ajo ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plagë në trup me thikë, ndërsa pak momente më parë, u vendos të transportohej me helikopter drejt Tiranës, pasi gjendja e saj u përkeqësua më tepër dhe duhej mjekim i specializuar.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e tre fëmijëve.
Top Channel