Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ
Një person ka rënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij, pasi kultivonin kanabis në banesën e tyre në Nikël të Krujës.
Gjatë megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, përreth banesës së B. L. dhe R. L. u gjetën të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Krujë/Kontrolle intensive në çdo skaj të rrethit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin e kanabisit. Finalizohet faza e 12-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Kishin kultivuar në banesën e tyre, në Nikël, 285 bimë narkotike cannabis sativa, arrestohet një shtetas dhe shpallet në kërkim djali i tij. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në total, gjatë 11 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë territorin e qarkut Durrës, janë asgjësuar 7362 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e fshatit Nikël, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të fazës së 12-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, përreth banesës së shtetasve B. L. dhe R. L. (babë e bir), në fshatin Nikël, Krujë, u gjetën të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi B. L. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi R. L. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel