Albi Muhollari i akuzuar se e mbyti me plastmas,  nënën e tij Zejnete Muhollari, u shfaq i qetë dhe kokulur para gjykatës.

E vetmja fjalë që doli nga goja e tij para trupit gjykues ishte pranimi i krimit, se kishte qenë ai që kishte mbytur nënën e tij 65 -vjeçaren Zejnete Muhollari, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Gjykata e Faktit në Gjirokastër e  la në burg të riun 24-vjeçar, pavarësisht kërkesës së avokatit të Muhollarit ka kërkuar shtrimin e tij në një spital psikiatrik.

Seanca u drejtua nga gjykatësi Gjergji Baçi. Prokurorja Denisa Plaku ka prezantuar për gjykatën për rreth 15 minuta të gjithë dinamikën e ngjarjes në bazë të hetimeve paraprake dhe konfirmoi se ka mjaftueshëm prova për fajësinë e 24-vjeçarit.

Kërkesa e avokatit është rrëzuar nga gjykata dhe Albi Muhollari do të qëndrojë në burg pa afat, derisa ndërkohë që gjykata ka kërkuar edhe ekzaminim mjekësor dhe raport të detajuar për gjendjen e shëndetit mendor të tij.

Top Channel