La “Range Rover”-in ndezur me bllokazh për të shkuar në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

06/06/2023 09:30

Një makinë tip “Range Rover” është vjedhur nga një fierak në Lungomare të Vlorës.

Shoferja kishte lënë makinën ndezur me bllokazh për të shkuar në market, por pasi u kthe nuk e gjeti mjetin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe policia falë kamerave të sigurisë që gjenden në qytet ka mësuar itinerari i lëvizjes.

A. Goxhaj që vodhi makinën, është ndaluar nga policia pranë fshatit Panaja. Ai është 25 vjeç dhe rezulton me precedentë  të mëparshëm, teksa vetëm tri ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Qarkullimit Rrugor menjëherë pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikua autori i vjedhjes së automjetit, shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, pasi ka vjedhur automjetin tip “Range Rover”, në pronësi të shtetases J. P., në lagjen “10 Korriku”, është larguar me shpejtësi, në dalje të qytetit.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, në autostradën Vlorë-Fier, kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel