Procesi i rinumërimit të kutive të bashkisë Belsh ka nisur pas vendimit të KAS.

Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve vendosi një ditë më parë për rinumërimin e votave për kryebashkiak në bashkinë e Belshit.

Ky vendim erdhi pas kërkesës dhe provave të paraqitura nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në numërimi gjatë procesit zgjedhor të 14 majit. Kjo bashki u fitua me një rezultat të ngushtë nga kandidati i PS, Arif Tafani.

 

Top Channel