Spektakël ushtarak! Kancelari gjerman viziton marinën gjermane në Detin Baltik

05/06/2023 22:29

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Komandën e Marinës Gjermane në Rostock, ndërsa theksoi sërish rëndësinë e të qenit të bashkuar brenda NATO-s dhe të stërvitjet e përbashkëta.

Ai bëri tregoi se përgatitja e përbashkët tregon se janë të aftë të mbrojnë Aleancën dhe shtetet anëtare, demokracinë dhe lirinë.

“Kemi vendosur ta bëjnë këtë në mënyrë të përhershme, të sigurojnë mbështetjen më të mirë financiare të mundshme për ushtrinë. Sepse do të vijë koha kur do të jenë shpenzuar 100 miliardë, të cilat duam t’i arrijmë sa më shpejt. Dhe atëherë do të duhet të gjenerojmë objektivin prej 2% të NATO-s në Gjermani nga buxheti normal. Ky është edhe vullneti ynë”, Olaf Scholz-kancelar gjerman.

Ndër të tjera Scholz shtoi se është detyrë e tyre që të sigurohen për të pasur një mbrojtje sa më të mirë.

“Mbrojtja është një detyrë që duhet të sigurohet me saktësi të re dhe me përpjekje të reja. Ne kemi marrë një sërë vendimesh në këtë drejtim. Në veçanti, marina gjermane po bën një punë shumë të veçantë edhe këtu për krijimin e një tabloje të situatës”, shtoi më tej ai.

Në fillim të vitit, Gjermania mori drejtimin e Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s, në të cilën është përfshirë edhe Marina në Detin Baltik. ”

Luftanijet, avionët dhe ushtarët dhuruan spektakël, teksa vijonin stërvitjen masive të tyre me shumë pjesëmarrës nga disa prej vendeve të botës.

Paralelisht me stërvitjet e NATO-s, në Detin Baltik ndodhen 3500 ushtarë rusë, 40 anije dhe 25 avionë luftarakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA