Robert Jenrick, ministër emigracioni në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak duke folur për emigracionin ilegal përsëri ka marrë si shembull shqiptarët.

Në një intervistë për emisionin Sophy Ridge on Sunday në Sky News, Jenrick deklaroi se me Shqipërinë tashmë ka një marrëveshje unike të cilën e ka vlerësuar si historike.

Gazetarja Sophy Ridge ka ngulmuar të dijë nga Robert Jenrick se sa shqiptarë janë dëbuar pas kësaj marrëveshje Angli-Shqipëri të cilën ajo e ka vlerësuar si të artë.

Me qindra janë dëbuar, jemi në ditët e para” është përgjigjur ministri anglez i emigracionit i cili ka theksuar se përmes avokatëve minutën e fundit ata janë duke bllokuar dëbimet.

Robert Jernric në këtë intervistë theksoi se shumë shqiptarë janë duke qëndruar në hotele ndërkohë shumë të tjerë janë zhdukur duke thyer lirinë me kush teksa po shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama i deklaroi gazetres së BBC Yalda Hakim se “ Qeveria angleze nuk po mundet ta shkëpusë veten nga propaganda. Është mizerabël, të lë shije të keqe ta luash këtë çështje për përfitime politike. Më pak se 2% të totalit të mbërriturve në Angli janë shqiptarë. Të vijosh e të të përmendësh shqiptarët mbetet një xhest i ulët”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA