Filmi Catwoman ka zgjedhur në plotësojë sheshxhirimin me pikturat e artistiti shqiptar Mikel Temo. Në programin Artkand ai rrëfeu se si lindi ky bashkëpunim.
Asokohe piktori jetonte në Vancouver të Kanadasë.
“ Do të përdorja shprehjen që rasti të bën mbret. Ishte një ndër momentet kur sapo kisha hapur ekspozitën e dytë në Vancouver. Hapet dera dhe futen një grup njerëzish që i përksinin kompanisë Warner Brothers”, tha Temo.
Më pas Mikel Temo shpjegon që pikturat i kanë marrë me qira për një periudhë dy javore përkundrejt një shifre të majme dhe më pas dy prej tyre ja kanë blerë. Ky ishte një fillim shumë i mirë për karrierën e artistit, i cili jetoi për 15 vite në Kanada dhe më pas u kthye në Shqipëri.
Së fundmi ai ka çelur ekspozitën personale “Faces of Uncertain Times”, fytyra të një kohe të pasigurt. Nëpërmjet tre autoportreteve ai na rrëfen gjendjen e tij shpirtërore në gjendje të ndryshme. Por një piktor i trazuar mbizotëron në to, pasi punimet janë realizuar më së shumti gjatë periudhës së pandemisë.
Top Channel