Një ‘konspiracioniste’ e njohur anti-qeveritare anti-vaksina është arrestuar në Britani dhe shpallur fajtore për tentativa të shkatërrimit të kullave të antenave celulare 5G.
Christine Grayson besonte se kullat e antenave celulare janë në fakt një armë kundër njerëzve dhe të lidhura me efektet e vaksinës Covid-19.
Gjykata e Leeds në veri të Britanisë tha se kishte regjistruar 59-vjeçaren duke folur për ‘heqje qafe’ të ‘këtyre dreq antenash 5G pranë meje’ duke përdorur shkumë mbushjeje ndërtimi, dhe mjete elektrike prerëse si gurë fresibël.
Me të u gjykua dhe bashkëpunëtori i saj Darren Reynolds, teksa të dy kishin folur për akte të dhunshme kundër zyrtarëve qeveritarë dhe deputetëve.
60-vjeçari i shpëtoi akuzës në lidhje me kullat e antenave por u shpall fajtor për nxitje terrorizmi me komentet online si dhe shpërndarje materialesh të ndaluara neonaziste dhe adresa me përmbajtje supremaciste nga ‘Libraria Alexandria e Bardhë’ (White Alexandria’s Library.
Prokurori Tom Storey tha se të akuzuarit komunikonin vetëm me rrjetin e mesazheve Telegram ku mes të tjerash kishin diskutuar “për të varur politikanë në litar”, shkruan rrjeti vendas Metro.co.uk
Storey tha se Reynolds ‘shkonte edhe më tej’, duke postuar përmbajtje radikale, antisemite e raciste.
Në 29 qershor 2021, ai postonte: ‘Të bastisim Parlamentin e Senatin, t’i tërheqim jashtë ata dhe t’i varim menjëherë për tradhti, nxitje përçarjeje, tentativë gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit të Britanisë së Madhe”.
Reynolds përshkruante deputetin britanik të vrarë në sulm me thikë ne 2021 Sir David Amess si një ‘tradhtar’, dhe mbështeste komentin e një tjetër përdoruesi se Thomas Mair kishte ekzekutuar me të drejtë deputeten Jo Cox për arsye të “tradhtisë së saj” ne 2016.
Policia gjeti në shtëpinë e Grayson një hark lëshues shigjetash ndërsa në shtëpinë e Reynolds dy imitime pushkesh automatike.
Të dy të akuzuarit mbronin në gjykatë ndalimin e rrjetit 5G dhe quanin kullat e antenave 5G ‘infrastrukturë e armikut’.
Gjykatësi Guy Kearl i dërgoi të dy në paraburgim dhe caktoi datën e dhënies së dënimit më 5 qershor.
Top Channel