Emri/ Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Itali, ndërron jetë një 33-vjeçar
01/06/2023 10:25
Një 33-vjeçar shqiptar u vra pas një sherri me thika në një lokal në Brescia të Italisë.
Alfonso Kola nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga disa goditje me thikë, duke ndërruar jetë në spital, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.
Autori një 52-vjeçar, po ashtu shqiptar, është arrestuar. Petrit Gega, 52 u ndalua nga karabinierët pasi u largua nga vendngjarja.
Kola u transferua me helikopter pas ngjarjes në kulmin e një mosmarrëveshjeje në via Santa Maria në Calcinato, për motive ende të panjohura.
I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet.
Top Channel