Al Pacino në pritje të fëmijës së katërt në moshën 83-vjeçare, me të dashurën e tij 54 vite më të re

31/05/2023 13:10

Aktori Al Pacino është në pritje të fëmijës së tij të katërt në moshën 83-vjeçare, kanë konfirmuar përfaqësuesit e tij.

Ylli i Kumbarit ka njoftuar se e dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah është shtatzënë në muajin e tetë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Pacino dhe Alfallah kanë qenë së bashku që nga pandemia Covid-19.

Pacino tashmë ka tre fëmijë – dy me Beverly D’Angelo dhe një me Jan Tarrant.

Në një karrierë që përfshin më shumë se pesë dekada, Pacino është shfaqur në The Irishman, The Godfather, Scarface dhe Scent of a Woman, duke fituar një Oscar për aktorin më të mirë për këtë të fundit.

Alfallah punon në industrinë e filmit dhe ka prodhuar filma si Billy Knight, Little Death dhe Brosa Nostra.

Ajo më parë ishte në lidhje me muzikantin Mick Jagger në 2017.

Bashkë-ylli i Pacino-s nga The Godfather Part II, Robert de Niro, së fundmi njoftoi se kishte mirëpritur fëmijën e tij të shtatë në moshën 79-vjeçare.

Top Channel